Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Plani i Qeverisë rrugëtimi i shpejt i vendit drejt BE-së, plani i VMRO-së dhe Mickoskit mbetet izolimi!
    MAQEDONI

    Plani i Qeverisë rrugëtimi i shpejt i vendit drejt BE-së, plani i VMRO-së dhe Mickoskit mbetet izolimi!

    PolitikoBy PolitikoMay 18, 2023No Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, kjo do ta çonte vendin në izolim dhe mund të rezultojë që Maqedonia e Veriut të mos integrohet në BE edhe për shumë dekada të tjera”, thotë shefi i diplomacisë dhe zëdhënës i Bashkimit Demokratik pr Integerim (BDI), Bujar Osmani.

    “Plani B është që të mos kalojë amendamentet kushtetuese. Kjo do ta çonte vendin në një izolim të gjatë, sepse në nëntor negociatat për ne do të ndërpriten dhe do të vazhdojnë për Shqipërinë. Ndërkohë, u krijua një rrugë më e shpejtë drejt anëtarësimit në BE, kryesisht për shkak të Ukrainës, por edhe për të inkurajuar pak dialogun Serbi-Kosovë”, ka deklaruar Osmani.

    Sipas Osmanit, opozita nuk do të mund të argumentojë para qytetarëve se pse po e bllokon të ardhmen evropiane të vendit, sepse, siç thotë ai, për të marrë një vendim të tillë duhet të ketë argumente serioze.

    Edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministrin për sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka njoftuar se në takimin me përfaqësuesin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saratsin është biseduar mes tjerash edhe për hapat e deritanishëm në drejtim të përmbushjes së detyrimit për ndryshimet kushtetuese.

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në Rejkjavik, ku mori pjesë në Samitin e Këshillit të Evropës, ka biseduar me përfaqësues të lartë evropianë për integrimet evropiane të vendit.

    Kovaçevski ka njoftuar se ka pasur një takim të me Charles Michel, siç thotë ai “mik dhe mbështetës i madh në përcaktimin tonë strategjik për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”.

    “Partnerët dhe mbështetësit tanë ndërkombëtarë e njohin përparimin e vendit tonë. Në Maqedoninë e Veriut ata shohin një partner serioz që qëndron për demokracinë, lirinë, paqen dhe nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Perspektiva evropiane e vendit tonë është një proces i pakthyeshëm në të cilin kemi mbështetjen e miqve tanë evropianë”, ka theksuar Kovaçevski, përcjell Indeks.mk

    Lidhur me takimin me presidentin francez Emmanuel Macron, ai thekson se kanë ndarë optimizmin për anëtarësimin sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe për një proces të shpejtë reformues.

    “Është në interesin tonë që liderët me ndikim si presidenti francez të na mbështesin në rrugën tonë për në BE”, thotë Kovaçevski.
    Kovaçevski pati një takim të shkurtër edhe me kryetaren e KE-së, Ursula Von der Leyen, të cilën e falënderoi për mbështetjen në rrugën evropiane të vendit.

    Në anën tjetr, burime qeveritare informuan të hënën se nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, vendi do të hyjë në izolim dhe në një grup shtetesh pa perspektivë afatgjatë.

    Opsioni A, thonë burimet qeveritare, është të përfundojë amendamentet kushtetuese dhe të vazhdojë – hapja e kapitullit të parë, dhe opsioni B është ndërprerja e negociatave, që Shqipëria të vazhdojë negociatat dhe Maqedonia e Veriut të hyjë në një dekadë izolimi dhe të humbasë shans, duke pasur parasysh situatën e re gjeopolitike, kryesisht për shkak të Ukrainës.

    Edhe SHBA-ja përmes zyrtarëve të saj të lartë thekson mbështetjen që kemi për vazhdimin e rrugës evropiane, si dhe mbështetjen e padyshimtë për marrjen e këtyre vendimeve në Parlamet.

    Ndërkaq, Grupi Punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve kushtetuese deri të premten duhet ta votojë rregulloren e punës, informon Indeks.mk

    Grupi punues për përgatitjen e propozimit për iniciativën për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e bullgarëve, së bashku me bashkësitë tjera etnike, në Kushtetutë, që është kusht për hapjen e grupimeve në procesin e negociatave me Bashkimi Evropian përbëhet nga 23 anëtarë, dhjetë prej të cilëve janë nga radhët e ekspertëve, dhjetë janë propozime të partive politike dhe tre janë anëtarë nga institucionet e shtetit.(Indeks.mk)

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.