Presidenti Stevo Pendarovskim me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, u ka dërguar urim pjesëtarëve të komunitetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Më lejoni, në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë etnike boshnjake t’ju uroj 28 Shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve dhe sinqerisht të uroj që ditën e sotme ta kalojnë në disponim të mirë, të mbushur me gëzim, lumturi dhe prosperitet. Komuniteti boshnjak është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë multikulturore, multifetare dhe multietnike dhe së bashku me komunitetet e tjera, në thelb kontribuon në përparimin dhe zhvillimin e atdheut tonë. Përmes festës së 28 Shtatorit, edhe një herë dërgojmë mesazh për bashkim. Duke respektuar dhe ndarë diversitetin kulturor dhe traditat jemi më afër arritjes së qëllimit tonë të përbashkët – një Republikë e Maqedonisë së Veriut e zhvilluar, demokratike, prosperuese“, thekson në urim presidenti Pendarovski.