Driton Halimi një nga pjesmarrësit e vitit të kaluar në “Peace Forum Dialogue”, në një prononcim për indeks.mk ka folur për përfitimet që të rinjtë i kanë nga kjo shkollë rinore, verore.
Halimi në prononcimin e tij ka thënë se të gjithë të rinjtë nga mosha 20 deri 30 vjeçare duhet të mos e lëshojnë këtë rast dhe të marrin pjesë sepse sipas tij, në shkolla të tilla “formësohen” dhe “krijohen” liderët e rinjë.
Halimi shton se duke u mbështetur në organizimin që Ministria për Sistem Politik kishte bërë vitin e kaluar, nuk dyshon se edhe këtë vit shkolla do të organizohet në mënyrë perfekte dhe do të ketë ligjeruesit më eminent dhe njohësit më të mirë të rrethanave në vendin tonë.
Për më tepër, ndiqeni prononcimin e Halimit për Indeks.mk.
https://fb.watch/mjuMJ26rDm/?mibextid=v7YzmG