Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Pasuesi i Courtois, Real Madrid ndjek me interes dy emra
    MAQEDONI

    Pasuesi i Courtois, Real Madrid ndjek me interes dy emra

    politiko1By politiko1July 6, 2024No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Real Madrid ka nisur nga puna për sezonin e ri dhe jo vetëm, pasi madrilenët po mendojnë seriozisht edhe për të ardhmen.

    Një nga prioritet e klubit është porta, me drejtuesit që po shqyrtojnë pasuesin e Thibaut Courtois. Për momentin, zëvendësuesi i belgut është Andriy Lunin, që ka kontratë deri në vitin 2025 dhe po mendohet edhe rinovimi i kontratës deri në verën e vitit 2029.

    Ndërkohë bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe njëkohësisht te Real Madrid po shqyrtojnë edhe dy emra të rëndësishëm, Diogo Costa dhe Kepa Arrizabalaga.

    Diogo Costa ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në EURO2024, me portugezin që ishte protagonist absolut në takimin ndaj Sllovenisë me 120 minuta pa pësuar gol dhe tre penallti radhazi të pritura, duke vendosur edhe një rekord sa i përket kompeticionit.

    24-vjeçari ka kontratë me Porton deri në verën e vitit 2027 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 45 milionë euro, por që pas Europianit mund të prek edhe shifrën e 60 milionë eurove. Gjithashtu në tryezën e drejtuesve madrilenë ka përfunduar edhe Kepa Arrizabalaga.

    Një njohje e freskët e kampionëve të Spanjës, pasi spanjolli ishte i huazuar në Madrid gjatë sezonit të fundit dhe luajti 20 ndeshje dhe sapo është rikthyer në Londër te Chelsea, klub me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2025 me një vlerë kartoni prej 11 milionë euro, por duke parë edhe marrëdhëniet e mira midis klubeve ky çmim mund të ulet disi.

    Tashmë, në Madrid janë të bindur se gjithçka do të varet edhe nga rinovimi i Lunin, që për hir të vërtetës zhgënjeu disi në Europian me Ukrainën, me Real Madrid që deri në përfundim të merkatos do të kërkojë një zgjidhje për portën dhe pasuesin e Courtois./VOA

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.