Ashtu si bashkë-partiaku i tij Aleksandër Nikollovski edhe ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i opozitares VMRO-DPMNE, Ilia Dimovski në rrejtët sociale është shprehur me tone të larta antishqiptare dhe dhunë-nxitëse etnike.
“Maqedonasit nuk vendosin për asgjë në Republikën e Maqedonisë…”, kështu e fillon shkrimin e tij në rrjetet sociale Dimovski, duke nxitur kështu maqedonasit në urrejtje ndaj bashkëqytetarëve të tyre shqiptar, si dhe të komuniteteve tjera.
“Shumica e maqedonasve në Republikën e Maqedonisë janë të përjashtuar nga vendimmarrja për çështjet kryesore shtetërore, megjithatë, ata janë gjithashtu të përjashtuar në mënyrë specifike nga vendimmarrja për çështjet të cilat prekin ekskluzivisht identitetin kombëtar maqedonas, gjuhën, kulturën, traditat dhe veçimin…”, shkruan Dimovski.
Sipas tij, shumicës së maqedonasve u mohohet e drejta për të vendosur për çfarëdo në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht për çështjet e identitetit, të cilat janë një e drejtë historike autonome e popullit maqedonas, duke aluduar në atë se me ministrin e Jashtme drejton një shqiptar.
“LSDM është e etur për pushtet dhe bënë biznes me të gjitha çështjet kombëtare maqedonase… BDI duhet ta dijë se ky nënshtrim i maqedonasve nuk do të sjellë asgjë të mirë as për Republikën e Maqedonisë dhe as për shqiptarët në Maqedoni… Ne duhet të luftojmë për të drejtat tona njerëzore, të vendosim për veten dhe vendin tonë…”, shprehet Dimovski.
Në anën tjetër, ditë më parë, deputeti dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandër Nikollovski nga foltorja e parlamentit ka ka deklaruar se hyrja e të gjitha partive shqiptare në Qeveri, do të shkatërrojë themelet e funksionimit të shtetit të Maqedonisë, që sipas tij, bazohet nën modelin – dy parti politike në pushtet, dy në opozitë.
“Në Maqedoni jo rastësisht ekzistojnë parti të maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, turqve, vllahëve, romëve. Shikoni rreth vetes dhe do të shihni kë e keni në koalicion. Kjo është kështu për shkak të balancit etnik me të cilin funksionon ky shtet. Ju nëse dëshironi mund të eksperimentoni, por ato eksperimente do të na çojnë në rrënimin e Maqedonisë siç e njohim sot. Eksperimente të një gjenerate para nesh na sollën në konflikt të armatosur në vitin 2001. Kam frikë se eksperimentet që po i bëni tani, mund të na çojnë në një konflikt tjetër; dhe nëse në 2001 u ngritën shqiptarët, tani mund të ngritën maqedonasit. Mos e nënvlerësoni këtë që po ua them”, tha Nikollovski.
https://www.facebook.com/100044233249272/posts/pfbid0J83UBE9Dbee8GZVhqk7CRqs1JBarmrFhTcnaZWSJCBEBKjHQh9o1MzXQFGRfbwJMl/?mibextid=Nif5oz