Partitë politike të gatshme të heqin “Qeverinë teknike”, VMRO-ja kërkon zgjedhje!
Partitë politike kanë shprehur gatishmëri që të heqin “Qeverinë teknike”, ndonëse për dikë një çështje e tillë duhet të diskutohet deri në një mendim final.
Në ngjarjen “Forumi i Prespës”, organizuar ditë më parë, zëvendëskryeministri i parë tha se përkrah largimin e qeverisë teknike, e një mendim të ngjajshëm e kemi dhe nga LSDM dhe opozitarja VMRO-DPMNE.
Sipas këtyre të fundit, ata janë të gatshëm të diskujtojmë lidhur më këtë çështje.
Kujtojmë se ky model i qeverisjes, me ministra të pushtetit dhe opozitës 100 ditë para çdo cikli zgjedhor, për të organizuar proces zgjedhor të besueshëm, kishte hyrë në zbatim në vitin 2016.
Video materiali i përgaditur nga portali informativ, Indeks.mk