I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak e ka nisur ditën sot me liderin e BDI -së Ali Ahmeti .Bashkërisht në këtë takim midis tyre ka qenë edhe ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani shkruan Tetovasot .
Kjo i ka paraprirë takimit të sotëm që mbahet në Ohër ku fillimisht do ketë takime veç e veç me ndërmjetësuesit, pastaj mbahet takimi i përbashkët Kurti-Vuçiq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen fillimisht veç e veç me ndërmjetësuesit e bisedimeve: shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.