Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli. Në takim, u diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një polic i Kosovës.
Osmani tha se Serbia duhet të ndëshkohet dhe sanksionohet ndërkombëtarisht për mbështetjen e plotë logjistike që i ka ofruar grupeve paramilitare dhe kriminale që kryen sulmin. Ajo theksoi se Serbia duhet t’i tërheq trupat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën, pasi që ato përbëjnë rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Osmani gjithashtu vlerësoi angazhimin e shtuar të KFOR-it dhe NATO-s, në rritjen e sigurisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi dhe e konsideroi atë si veprim të nevojshëm për ta parandaluar përsëritjen e aktit të ndodhur më 24 shtator. Ajo theksoi rëndesin e bashkpunimit t ngusht n mes institucioneve t siguris s Kosovs dhe atyre t NATO-s, n ballafaqimin me sfidat e siguris n vend dhe rajon.
In today's meeting @JFC_Naples Admiral Munsch, I expressed our gratitude to NATO's continued support for preserving peace & stability in the region.
Discussed Serbia's act of aggression carried out by terrorist & paramilitary groups &the importance of holding Serbia accountable. pic.twitter.com/ZJI3NoLZah
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 9, 2023