Numri i njerëzve të zhvendosur brenda në Gaza nga lufta Izrael-Hamas është rritur në më shumë se 423,000, thanë Kombet e Bashkuara të premten – një shifër që përfaqëson mbi 20% të popullsisë së enklavës bregdetare të rrethuar.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se më shumë se dy të tretat e të zhvendosurve po strehohen në shkolla të drejtuara nga Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNWRA).
Organizatat e të drejtave të njeriut kanë “shprehur shqetësimin për incidentet ku civilët dhe objektet civile duket se janë shënjestruar drejtpërdrejt nga sulmet ajrore izraelite”, shtoi OCHA.
Hamasi u tha palestinezëve që jetojnë në Gaza të premten që të mos largohen nga shtëpitë e tyre, sipas një deklarate dërguar organizatave mediatike.
Grupi i armatosur, i cili qeveris territorin, akuzoi Izraelin për përfshirje në “luftë psikologjike” duke dërguar mesazhe duke u thënë civilëve palestinezë dhe punonjësve të organizatave ndërkombëtare që të evakuohen në jug.
“Okupimi po përpiqet të përhapë dhe qarkullojë propagandë të rreme me mjete të ndryshme, duke synuar të krijojë konfuzion tek qytetarët dhe të minojë stabilitetin e frontit tonë të brendshëm”, thuhet në deklaratë, duke iu referuar Izraelit.
Punonjësit e “institucioneve ndërkombëtare” qëndruan në postet e tyre dhe nuk po evakuoheshin, thuhet në deklaratë. (politiko.makdomen.net)