Të martën rreth orës 17 e 30 minuta, pjesëtarët e policisë së Gostivarit, kanë arrestuar 18 vjeçarin me iniciale N.A nga qyteti i Shtipit, me vendbanim në Radovish. Ai dyshohet se të martën rreth orës 13 e 45 minuta në një park në Gostivar i ka marrë kuletën një vajze të mitur nga Gostivari. Pas zbardhjes së rastit do të ketë padi adekuate.