“Nëse këtë nuk e kanë kuptuar deri më tani, se janë të larguar në heshtje, por që ende mund të jenë të dobishëm, në mitingun e fundit të Çair, Ahmeti me zë të lartë ua kujtoi se do t’i fryjë nga partia me uraganin që do t’ua përgatisë”.
Kështu shkruan në shkrimin e tij të fundit autorial për portalin “Racin’, gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend Ljubisha Nikollovski, duke komentuar zhvillimet brendapërbrenda Bashkimit Demokratik (BDI), transmeton Politiko.makdomen.net
“Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se e kanë kryer shërbimin e tyre dhe se janë bërë barrë për modernizimin e partisë, sepse për shumë prej tyre vlera e vetme ishte se kanë qenë luftëtarë të UÇK-së. Dhe nuk është se nuk patën shanse në pushtetin ekzekutiv, por u treguan rezistent ndaj aferave të dashurisë dhe biznesit, ndaj ryshfetit dhe korrupsionit, dhe ç’është më e rëndësishme, ishin të papërgatitur për strategjinë e re që e përgatiste Ahmeti”, shkruan Nikollovski.
Para së gjithash, shkruan më tej ai, dhelpra plak gjykoi se ishte koha për të lënë pas të kaluarën ushtarake dhe nga BDI të krijojë një parti moderne, të ri-brenduar dhe të rinovuar me kuadro të ri të arsimuar, të gatshëm për të marrë pushtetin ekzekutiv dhe për ta udhëhequr atë në një mënyrë tjetër nga ajo i krijuar deri atëherë, kur ministrat shqiptar kryesisht kujdeseshin vetëm për interesat shqiptare. (Politiko.makdomen.net)