Nico Williams, talenti 21-vjeçar i Athletic Bilbao, ka mbyllur një sezon mbresëlënës në LaLiga, duke u shndërruar në një nga figurat kyçe të skuadrës me tetë gola dhe njëmbëdhjetë asistime. Performanca e tij e shkëlqyer ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, përfshirë Barcelonën, e cila shfaq interes të madh për të siguruar shërbimet e tij.
Megjithatë, Williams ka zgjedhur të mbajë distancë nga spekulimet e merkatos, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj detyrave me kombëtaren spanjolle në Europian. “Nuk jam i shqetësuar për atë që thuhet në media. Jam i vetëdijshëm për interesimin që ka rreth emrit tim, por prioriteti im aktual është Europiani,” tha Williams. Ai shtoi se synon të bëhet një model për të rinjtë me paraqitjet e tij në fushë dhe të kontribuojë maksimalisht për suksesin e Spanjës në turneun e madh kontinental./politiko.mk/