Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»SHOWBIZ»Nga dhuna e deri te diagnostikimi me kancer, historia e trishtë por motivuese e Tina Turner si yll botëror i muzikës
    SHOWBIZ

    Nga dhuna e deri te diagnostikimi me kancer, historia e trishtë por motivuese e Tina Turner si yll botëror i muzikës

    PolitikoBy PolitikoMay 25, 2023No Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Tina Turner, ylli i muzikës “Rock ‘n’ Roll” ka vdekur sot, në moshën 83 vjeçare.

    Ylli botëror i muzikës është lindur më 26 nëntor 1939 dhe rritur në Nutbush, Tennesse, ku ajo kujtonte se si mblidhte pambuk me familjen e saj.

    Ajo ka kënduar në korin e kishës në qytetin e saj, dhe si adoleshente ka kënduar në grupin muzikor të burrit të saj, Ike Turner, në ST Louis, i cili fillimisht e kishte refuzuar kërkesën e saj për t’u bërë pjesë e grupit, shkruan The Guardian.

    Burri Tina Turner ishte abuziv ndaj saj saqë kur kishte shprehur dëshirën të largohej herët nga grupi, ai kishte ushtruar dhunë mbi të.

    “Marrëdhënia ime me Ike u dënua ditën kur ai kuptoi se unë do të bëhesha krijuesi i tij i parave,” shkroi Turner në biografinë e saj.

    “Ai kishte nevojë të më kontrollonte, ekonomikisht dhe psikologjikisht, kështu që nuk mund ta lija kurrë”.

    Në vitin 1960, Tina debutoi në bashkëpunim me burrin e saj, Ike. Kënga titullohej “A Fool in Love”.

    Tina dhe Ike Turner

    Në gjysmën e dytë të viteve ’60, dyshja u shoqërua nga shumë prej emrave më të mëdhenj të Rock-ut.

    Ata po bënin histori duke mbërritur majat e suksesit kur Turner e la Ike në vitin 1976, pasiqë ai ishte bërë i dhunshëm dhe i pabesë. Kënga e fundit me grupin ishte “Baby”.

    Më pas, Turner ndoqi një karrierë solo duke publikuar dy këngë.

    Jashtë muzikës, ajo ishte edhe aktore, duke luajtur në filmin Mad Max Beyond Thunderdome, në 1985.

    Ajo botoi kujtimet e saj të para, bestseller-in Tina, në vitin 1986, i cili më vonë u përshtat në filmin e vitit 1993 “What’s Love Got to Do With It?” me Angela Bassett në rolin e Turner.

    Në vitin 1995, ajo këndoi melodinë e filmit të James Bond, Golden Eye.

    Në vitin 2000, Turner njoftoi tërheqjen e saj nga muzika, një vit pasi publikoi albumin e saj të fundit solo, Twenty Four Seven, megjithëse ajo do të kthehej në skenë në 2008, duke performuar në çmimet Grammy me Beyoncé dhe për një turne të fundit për të shënuar 50 vjet të karrierës së saj.

    “Isha i lodhur duke kënduar dhe duke i bërë të gjithë të lumtur”, kishte thënë Turner. “Kjo është gjithçka që kam bërë në jetën time”.

    Turner u martua me burrin e saj të dytë, ekzekutivin gjerman të muzikës ErWin Bach në korrik të 2013-tës pas 27 vite bashkëjetesë dhe jetuan më pas në Zvicër.

    Fëmija i saj i parë, Craig Raymond Turner, vdiq në korrik 2018. Vitin e kaluar, Turner tha se pas vdekjes së djalit tjetër të saj Ronnie në moshën 62-vjeçare, ai “u largua nga bota shumë herët”.

    Ajo ka lënë pas dy nga djemtë e Ike Turner, Ike Turner Jr dhe Michael Turner, të cilët ajo i adoptoi.

    Në vitin 2016, Tina Turner u diagnostifikua me kancer të zorrëve ndërsa një vit më vonë pati transplant të veshkës.

    Ndonëse gjatë viteve të fundit ishte shëndetligë, Turner kishte deklaruar se pavarësisht kësaj, 10 vitet e fundit të jetës së saj e kanë mishëruar versionin ideal të lumturisë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Alba Pollozhani me fustan nuserie: Po martohet apo po hyrën në Big Brother?

    December 6, 2024

    Monica Bellucci dhe partneri i saj Tim Burton shkëlqejnë në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech

    December 1, 2024

    Era Istrefi shkëlqen me pamjen e saj në veshje glamuroze

    December 1, 2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.