Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Në kopshte filloi fushata “Shujtë e shëndetshme për çdo fëmijë”, fruta vendore për 38 000 fëmijë
    MAQEDONI

    Në kopshte filloi fushata “Shujtë e shëndetshme për çdo fëmijë”, fruta vendore për 38 000 fëmijë

    PolitikoBy PolitikoJuly 17, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot shpërndanë fruta vendore për fëmijët në kopshtet “Koço Racin”, objekti Panorama, në Shkup, me çka e filluan fushatën “Shujtë e shëndetshme për çdo fëmijë”.

    Siç paralajmëruan, sot në secilin kopsht në shet do të arrrijnë dërgesat e para me fruta vendore. “Kajsi, kumbulla, pjeshka, dardha dhe mollë të klasit të parë, të prodhuara në pemishtet tona, nën mbikëqyrje të rreptë të Inspektoratit shtetëror për bujqësi dhe Agjencisë për ushqim dhe veterinari të cilët do ta kontrollojnë cilësinë dhe sigurinë, ndërsa prej sot e deri në dhjetor, njëherë në javë do të distribuohen tek të gjitha kopshtet, për të gjithë 38 000 fëmijët”, informoi ministri Nikollovski.

    Përkujtoi se fokus i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si bartëse e fushatës, është mbështetja e prodhimit vendor. Ministrja Trençevska, ndërkaq theksoi se programi është mbështetur nga Qeveria dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e të ushqyerit të shëndetshëm.

    “Sot patëm mundësinë, së bashku me fëmijët të marrim pjesë në punëtoritë kreative ku bëjmë lëng nga frutat e freskëta dhe përpunimi i vizatimeve me këtë temë. E tërë kjo me qëllim që ta ngrisim vetëdijen për rëndësinë e frutave në të ushqyerit e përditshëm dhe t’i zhvillojmë shprehitë për konsumimin e tyre që nga mosha e hershme”, sqaroi Trençevska.

    Ajo paralajmëroi se aktiviteti i ardhshëm në periudhën e ardhshme do të jetë edukimi për kujdes dhe preventivë e shëndetit në kopshte dhe në kushtet familjare përmes të ushqyerit adekuat dhe të drejtë, ku do të përfshihen të gjithë të punësuarit në kopshte.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.