Marina Vjollca feston ditëlindjen dhe nuk kanë munguar urimet e shumta në këtë ditë. Por ai që të tërheq më shumë vëmendjen është urimi i bashkëshortit, reperit Ghetto Geasy.
Me vetëm një frazë, ai ka zbuluar se e dinte që moderatorja do të ishte gruaja e jetës së tij.
“Që nga takimi ynë i parë, e dija se do të kaloja gjithë jetën me ty. Sa mirë që paskam pasur të drejtë. Gëzuar ditëlindjes gruas më të mrekullullueshme që njoh”.
Një tjetër urim i ëmbël vjen edhe nga gjysma tjetër e Marinës, Luana Vjollca. “Gëzuar ditëlindjen shoqja ime e ngushtë! Të dua me shpirt e me zemër gjysma ime!”, shkruan moderatorja në foton e shkrepur gjatë programit “Zemër Luana” në Tv Klan./tvklan.aldownload (1)