“E shtuna do të jetë ndeshja e fundit e Messit me Paris Saint-Germain”,- tha trajneri i klubit francez, Christophe Galtier për argjentinasin në konferencën për shtyp të dhënë këtë të enjte.
Disa orë më vonë, përmes një deklarate për mediet franceze, klubi korrigjoi deklaratën e trajnerit, ndërsa theksoi se ky i fundit nuk u shpreh saktë.
“Christophe Galtier u shpreh jo shumë saktë. Duam t’ju sigurojmë se ai donte të thoshte se ndeshja kundër Clermont do të ishte e fundit për Messin dhe PSG këtë sezon”-bën me dije klubi parizien.