Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore me sukses realizon projektet edhe në Komunën e Tetovës.
Nga kjo ndërmarrje gjatë ditës së sotme kanë njoftuar se në mënyrë intensive punohet në asfaltimin e një pjese të rrugës regjionale 12 03 në Tetovë, përkatësisht në afërsi të Kazermës dhe stadiumit të qytetit.
Realizimi i këtij projekti që kap vlerën prej 10 milion denarë është pjesë e Programit vjetor për investime.
Investimet dhe ndërtimi i infrastrukturës moderne rrugore mbetet prioritet i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH).
“Jemi të fokusuar në realizimin e Programit vjetor për investime të NPRRSH dhe në kuadër të këtij Programi realizohet edhe projekti për ndërtimin e rrugës regjionale 12 03 në Komunën e Tetovës. Punohet në mënyrë intensive për asfaltimin dhe lëshimin në përdorim të këtij aksi rrugor. Investitor për realizimin e këtij projekti është NPRRSH, ndërsa vlera është rreth 10 milion denarë, mjete të cilat janë të parapara në Programin vjetor”, kanë njoftuar nga NPRRSH.