Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka njoftuar se sot ka biseduar me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Geona ka bërë të ditur se gjatë bisedës me Lajçak ka thënë se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise. “NATO mbështet fuqishëm përpjekjet e vazhdueeshme diplomatike me Beogradinë dhe Prishtinën, nën udhëheqjen e BE-së”, ka shkruar ai.
“Është koha për të dyja palët që të bëjnë kompromise. Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in, është i fortë”, ka shkruar Geoana në Twitter.
Të shtunën e 18 marsit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Ohër, ku nuk përjashtohet mundësia që ta nënshkruajnë një marrëveshje mbi aneksin e zbatimit të propozimit franko-gjerman, për të cilin është gjetur dakordimi në takimin e fundit në Bruksel. /GazetaExpress