Banorët e Big Brother VIP duket se kanë vënë në shënjestër Kiarën. Ishte Olta ajo që rihapi edhe njëherë temën lidhur me qëndrimin e saj, për raportin Luiz-Kiara.
Ndonëse Kiara u përpoq të bindi Oltën se mendimi i saj është i gabuar, kjo e fundit tha se i qëndronte mendimit të saj që Luizi e dashuron atë, ndërsa Kiara nuk ndjen asgjë.
E lodhur nga kjo situatë, Kiara i kërkoi Oltës të mos merrej më me të. Olta nga ana tjetër i tha Kiarës se nuk është fare objektivi i saj dhe se nuk po kërkon të merret me të.
Olta u shpreh se Luizi nuk e lejon atë të qëndrojë pranë Kiarës, sepse sipas tij, ajo e ndikon atë negativisht. Ajo shtoi se Kiara ndikohet nga Luizi dhe se ai është shumë i rëndësishëm për të, në këtë shtëpi.
Duke folur me Amosin, Kiara tha se në një muaj nuk e njeh dot plotësisht një njeri. Ajo shtoi se Luizi është i ndikuar dhe jo i dashuruar.