Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»SPORT»Miliarda, avion privat, shtëpi me park 1000 metra katrorë, madje edhe kopsht zoologjik. Të gjitha çmenduritë e mega kontratës saudite të Neymar
    SPORT

    Miliarda, avion privat, shtëpi me park 1000 metra katrorë, madje edhe kopsht zoologjik. Të gjitha çmenduritë e mega kontratës saudite të Neymar

    PolitikoBy PolitikoAugust 15, 2023No Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një jetë përtej imagjinatës. Kjo është ajo që e pret Neymar në Arabinë Saudite, me gjithë respektin për ata që besojnë se braziliani ka zgjedhur një “pension të artë” në moshën 31-vjeçare, duke hequr dorë nga prestigji dhe konkurrenca.

    Pas nënshkrimit të kontratës me Al-Hilal, e cila mbërriti natën, bëhet realitet pseudonimi “O Ney”, që e ka shoqëruar nga shpërthimi te Santosi ende i mitur, mbi bazën e një rroge dhe përfitimesh përrallore. Shifrat dhe kushtet e firmosura nga braziliani për dy vitet e ardhshme lënë gjithkënd të habitur, aq sa më mirë të konsiderohet “mbreti” i ri i Arabisë Saudite.

    Përcaktimi i saktë sasior i fitimeve të “O Ney” gjatë dy sezoneve të ardhshme bëhet një detyrë e vështirë edhe me kalkulator në dorë. Mes një baze fikse dhe të ndryshueshme, llogaria bankare e ish-lojtarit të Barcelonës dhe PSG-së (i cili do të prezantohet tek Al-Hilal zyrtarisht të mërkurën, më 16 gusht) do të rritet në mënyrë eksponenciale, duke arritur majat, që i ka arritur deri më sot vetëm Cristiano Ronaldo.

    Al-Hilal do t’i garantojë atij një pagesë paksa më të ulët se ajo që mburret portugezi tek Al-Nassr. Për të qenë të saktë, Neymar do të marrë një minimum prej 80 milionë eurosh në vit, me mundësinë e dyfishimit të shumës me lehtësi falë bonuseve, shpërblimeve për arritjet (ekipore dhe personale) dhe marrëveshje të pasura tregtare. E thënë thjesht, ylli i Brazilit do të marrë në shtëpi rreth 320 milionë euro për 24 muajt e ardhshëm. Por jo vetëm.

    Sauditët shkuan edhe më tej për ta bindur brazilianin të kalonte në shkretëtirë, ku do të jetë shoqëruesi i ish-lojtarit të Lazios, Milinkovic Savic, portugezit Ruben Neves dhe ish-lojtarit të Napolit, Koulibaly. Shifrës astronomike të mësipërme, duke përfshirë bonuset prej 80.000 euro për çdo fitore, në fakt do t’iu shtohen 500.000 euro të mira për çdo postim në Instagram, që synon promovimin e kampionatit saudit.

    Pastaj janë privilegjet dhe avantazhet e garantuara, duke përfshirë një avion privat për ta përdorur pa asnjë kufizim, një pronë mbi një mijë metra katrorë me park privat, personel shërbimi në dispozicion 24 orë në ditë, tre kuzhinierë personalë në detyrë të përhershme, shoferë privatë dhe sipas thashethemeve të pakonfirmuara, edhe një kopsht zoologjik të vogël me kafshë ekzotike.

    Nga e gjithë kjo do të përfitojë jo vetëm Neymar, por edhe familja e miqtë që synojnë ta vizitojnë, me garancinë se do të jetë në gjendje të bëjë një jetë pa asnjë kufizim (me kusht që kjo të bëhet me maturinë e duhur).

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Ndahen çmimet për sportistët e vitit, Federatat nuk shohin asnjë shqiptar i “denjë” për të fituar!

    December 26, 2024

    “AIR ALBANIA” i mbyllur për tifozët serb, ndeshja Shqipëri-Serbi pa tifoz mysafir

    December 13, 2024

    Liga e Parë: Në Tetovë luhet derbi shqiptar Shkëndija – Shkupi

    November 27, 2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.