Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nderoi të hënën ish-kryeministrin dhe liderin e partnerit të koalicionit qeveritar Forza Italia, Silvio Berlusconi, i cili u nda nga jeta sot.
Në një videomesazh të ndarë në Tëitter, Meloni e përshkroi atë si një nga figurat më me ndikim në historinë e Italisë.
“Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar, ai ishte një njeri që kurrë nuk kishte frikë të ngrihej për bindjet e tij dhe ishte pikërisht ai guxim dhe vendosmëri që e bëri atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë”, tha Meloni.
Ndër të tjera, Meloni shtoi se me të, Italia mësoi se nuk duhej t’i vendoseshin kurrë kufij.
“Mësoi se nuk duhej të dorëzohej kurrë. Me të ne luftuam, fituam, humbëm shumë beteja. Dhe gjithashtu për të do t’i arrijmë qëllimet që kemi vendosur së bashku. Mirupafshim Silvio”, përfundoi kryeministrja italiane.