Ernest Muçi ishte padyshim heroi i Legias së Varshavës në sfidën e Conference League ndaj anglezëve të Aston Villës, pasi shënoi dy gola, njëri më i bukur se tjetri, në suksesin 3-2 të polakëve.
Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar u zëvendësua në minutën e 72-të dhe u shoqërua me ovacione nga tifozeria polake, që thirri në kor emrin Ernest Muçi për shumë sekonda.
Muçi ishte njeriu i ndeshjes, teksa sajti sportiv SofaScore e vlerësoi me notën e lartë 8.5. Si më i miri i ndeshjes, sulmuesi shqiptar u vlerësua edhe nga mediat polake që vlerësonin performancën dhe guximin e sulmuesit shqiptar.