Shqipëria ka shënuar një fitore mbresëlënëse me rezultat 3:0, përballë Çelkisë. Shqipëria doli në epërsi me euro-golin e Jasir Asanit.
Në pjesën e parë Çekia po ashtu mbeti me 10 lojtarë, pasi Mojmir Chytil u ndëshkua me dy kartona të verdhë. I pari për faull, ndërsa të dytin e morri pasi e qoi topin në rrjetë me dorë.
Goli u anulua dhe mysafirët mbetën me një lojtarë më pakë. Taulant Seferi ishte protagonisti i pjesës së dytë me dy gola të shënuar. Arbnor Muja u duk se kishte kompletuar “pokerin” e Shqipërisë, por gola e tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Pas kësaj fitore Shqipëria mbetet në vendin e parë me 13 pikë dhe i duhen vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin në Euro 2024. Polonia fitoi ndaj Ishujve Faroe dhe merr vendin e dytë me nëntë pikë kurse, Çekia mbetet në vendin e tretë.