Është arrestuar nga policia italiane për drogë një shqiptar 21 vjeçar.
Djalit iu gjet mbi 1 kilogramë kokainë në makinë dhe 1.6 kg marijuanë në shtëpi.
Shqiptari ende i paidentifikuar për mediat për shkak të hetimeve, fillimisht u ndalua për kontroll rrugor nga policia dhe në makinë iu gjet një sasi droge.
Pas kësaj, autoritetet kontrolluan edhe në banesën e tij në zonën Borgo Panigale, në periferi të Bolonjës, aty ku gjetën përsëri drogë.