Ndërsa ekipi kombëtar francez përfundon përgatitjet për Euro 2024, kapiteni Kylian Mbappe dhe ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, kanë shkëmbyer momente të lehta dhe të ngrohta në një seancë masazhi. Mbappe, i cili tani luan për Real Madrid, u shfaq në rolin e një gazetari duke intervistuar Griezmannin për përgatitjet e tij fizike.
Griezmann, me humorin e tij karakteristik, u përgjigj në pyetjet e Mbappes, duke theksuar se ai është plotësisht i përgatitur për sfidat që do të vijnë. Ky ndërveprim mes dy yjeve të futbollit francez vjen pas një jave intensive stërvitore dhe ndeshjeve miqësore, ku Franca arriti të fitojë kundër Luksemburgut dhe të barazojë pa gola me Kanadanë.
Tani, sytë janë të drejtuar nga ndeshja hapëse e Euro 2024, ku Franca do të përballët me Austrinë në Dusseldorf Arena. Me një histori të pasur në kampionatet europiane, ku për herë të fundit e fitoi titullin në vitin 2000, Franca shpreson të rikthejë lavdinë e dikurshme dhe të shkruajë një kapitull të ri triumfi në historinë e saj futbollistike./politiko.mk