Kejvina ishte përjashtuar nga “Big Brother VIP Albania”, pas shuplakës që ia dha Luizit në marketingun e njërit nga “prime”.Pas daljes nga ky format, modelja u zhduk nga ‘Instagrami’, e më pas u rikthye me një kërkim falje për Luizin dhe familjen e tij.
Modelja pas këtij reagimi u bë fansja numër një e Luizit.
Ditën e sotme, fituesi i edicionit të dytë Luiz Ejlli, ka publikuar një fotografi të re, teksa shihet se i ka ngjyrosur flokët edhe një herë.
“Foto si jashtë shtetit”, ka shkruar Luizi, teksa komenti i Kejvinës merr të gjithë vëmendjen.“Këtë bluzën duaaaaaaa! Ma nis me postë”, ka shkruar modelja.