Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se Korridori 8 po vendoset në hartën e korridoreve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në kuadër të zgjerimit të rrjeteve trans-evropiane të transportit të Bashkimit Evropian.
“Ndërtimi i Korridorit 8, si dhe i Korridorit 10D, me fonde buxhetore, përveç lidhjeve më të mira brenda dhe jashtë, sjell me vete edhe përfitime ekonomike, nëpërmjet rritjes vjetore prej dy për qind të BPV-së, 8.000 vende të reja të punës dhe minimum 600 milionë euro për kompanitë e vendit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Ata shtojnë se për të pasur ndërtim më të shpejtë dhe më të lira janë propozuar edhe 5 ligje që miratohen me flamur evropian.
Akuzat e OBRM-PDUKM-së, LSDM i quan gënjeshtra dhe partia e Mickoskit, sipas tyre, janë kundër kompanisë amerikane dhe kundër projektit më të madh infrastrukturor./Telegrafi/