Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»RAJON & BOTA»Lista Serbe ka 2 kërkesa për të marrë pjesë në zgjedhje nëse ribëhen në veri
    RAJON & BOTA

    Lista Serbe ka 2 kërkesa për të marrë pjesë në zgjedhje nëse ribëhen në veri

    PolitikoBy PolitikoJune 5, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thënë të hënën se do të marrë pjesë në zgjedhje, që eventualisht do të mund të mbahen për komunat në veri, kur t’i plotësohen dy kushte.

    Ajo ka thënë se forcat speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen nga veriu i Kosovës, dhe që të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.

    Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

    Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

    Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

    Lista Serbe i ka bojkotuar zgjedhjet e mbajtura për kryetarë të komunave në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – dhe as nuk i njeh kryetarët e rinj shqiptarë.

    Ata, bashkë me serbët lokalë në komunat Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë duke protestuar rregullisht prej 29 Majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

    Duke folur për tensionet në veri, Lista Serbe ka thënë se çelësi për ulje të tensioneve është që të mos ketë forca speciale të Policisë së Kosovës në veri dhe që kryetarët, që ajo i konsideron “të paligjshëm”, të mos shkojnë në ndërtesat komunale.

    Ajo e ka përmendur edhe nevojën për lirimin e dy serbëve të paraburgosur nga autoritetet e Kosovës, ditë më parë, gjatë përleshjeve në Zveçan.

    Ata dyshohen për “veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “rrezikim të personave në mbrojtje ndërkombëtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

    Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

    Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Zyrtarë të lartë të Kosovës kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë. /REL

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Tjetër atentat ndaj Trumpit? Një burrë me armë të mbushur në kapacitet të lartë arrestohet në tubimin e tij në Coachella

    October 13, 2024

    Policia apel protestuesve: Ndaloni sulmin me lëndë piroteknike, mbi punonjësit e policisë

    October 7, 2024

    Osmani: Tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur, të kthehet barazia

    September 1, 2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.