Pasi u mbyll faza e së tetës së finales, është koha për t’i bërë llogaritë në Ligën e Kampionëve. Sa u përket golashënuesve më të mirë deri tash në edicionin 2022/23, primatin e mori Erling Haaland, i cili shpërtheu në duel me Leipzigun duke i realizuar plot pesë gola të martën mbrëma në fitoren 7:0 të Manchester Cityt.
E prapa tij gjendet Mohamed Salah i Liverpoolit, i cili do ta mbyllë sezonin me 8 gola duke e pasur parasysh se “Reds” u eliminuan mbrëmë nga Championsi pas humbjes së dyfishtë nga Real Madridi, shkruan “Gazeta Express”.
As i treti në renditje, Kylian Mbappe, që i ka 7 gola, s’mund të shkojë më lart pasi Paris Saint-Germaini u eliminua nga Bayerni në të tetën e finales.
Rreziku kryesor për Haalandin mund të jetë Vinicius Junior, ani pse i ka 6 gola (4 më pak se norvegjezi), por që sulmuesi brazilian ka mundësi t’i zhvillojë edhe disa ndeshje në Ligën e Kampionëve me Realin.
Më poshtë mund ta shihni listën e golashënuesve më të mirë të Championsit. /Gazeta Express/
10 gola: Haaland (Manchester City)
8 gola: Salah (Liverpool)
7 gola: Mbappe (Paris Saint-Germain)
6 gola: Vinicius (Real Madrid) e Joao Mario (Benfica)
5 gola: Taremi (Porto), Rafa (Benfica), Lewandowski (Barcelona)