Këshilltarët e BDI-së në Komunën e Tetovës kanë dalë me akuza në drejtim të Bilall Kasamit, për të cilin thonë se nuk ka transparencë në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve dhe se komunat janë zhytur në borxhe.
Së pari qytetarët duhet të informohen se SHMK “Nikolla Shtejn” – Tetovë, është në borxh marramendës prej 500 mijë eurove. Rritjen e borxhit të kësaj shkolle duhet ta sqarojë drejtori së bashku me udhëheqësin e Sektorit për Arsim pran Komunës së Tetovës
“Së dyti, Komuna e Tetovës, duke pasur marrëveshje me një kompani transporti e cila veç më ka licencë dhe leje për transport të nxënësve ka vendosur që këtë marrëveshje ta shkëpusë për t’i dhënë tenderin prej një milion euro një kompanie tjetër të afërt me Bilall Kasamin. Bëhet fjalë për Kompaninë Bashkim Turs, e cila nuk posedon leje dhe orar pune të dhënë nga Komuna e Tetovës. Për ne si parti politike nuk është e rëndësishme aspak se cila kompani i fiton tenderët në Komunë, përderisa kompanitë që paguhen nga taksapaguesit tetovarë i plotësojnë kushtet dhe kanë leje të nevojshme për bartjen e nxënësve”, tha Liridon Disha nga BDI-Tetovë
Ai kërkoi që Kasami të tregojë arsyetimet e ndërprerjes së marrëveshjes dhe nënshkruar një të re me kompani e cila nuk ka licencë.
https://www.facebook.com/share/v/KuSy8AEk9CWj3397/?mibextid=oFDknk