“Konferenca e Zvicrës për Ukrainën ka për qëllim vetëm diskutimin e të ashtuquajturës formulë paqeje të Zelenskit si një ultimatum”.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, shkruan Tass.
“Konferenca zvicerane është thirrur vetëm për të diskutuar “formulën e paqes” të Zelenskit si një ultimatum,” tha kryediplomati për mediat pas një takimi të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
Duke folur për iniciativën e paqes të Kinës, ministri vuri në dukje se “ajo parashikon nevojën për të kuptuar shkaqet rrënjësore të situatës, kur Perëndimi vendosi të përdorë Ukrainën për të sabotuar interesat legjitime të Rusisë”.
“Iniciativa kineze parashikon shqyrtimin e shkaqeve kryesore dhe arritjen e një marrëveshjeje për eliminimin e këtyre shkaqeve duke garantuar në praktikë parimin e sigurisë së barabartë dhe të pandarë, ku siguria e të gjitha shteteve pjesëmarrëse është e garantuar njësoj. Është e pamundur të mos pajtohemi me këtë.” shtoi Lavrov.