Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka një rrezik në rritje të përsëritjes së sulmeve të dhunshme nga “strukturat kriminale të Serbisë në Kosovë”. Ai tha se qëllimi i tyre është “ta fajësojnë Policinë e Kosovës dhe ta paraqesin atë si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës”.
Kurti u bëri thirrje serbëve të Kosovës të jenë të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur nga provokimet dhe aktet e dhunshme. Paralajmërimi i tij erdhi pas një sulmi të armatosur serb në fshatin Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës dhe tre sulmues serb. Sulmi është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilat kanë kërkuar rezultate të plota të hetimeve. Serbia ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës dhe i ka lartësuar si heronj tre sulmuesit serb që u vranë. NATO ka rritur praninë e forcave të saj në Kosovë pas sulmit. (politiko.makdomen.net)