Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»RAJON & BOTA»Kujdes me fëmijët, tepër të rrezikuar nga virozat
    RAJON & BOTA

    Kujdes me fëmijët, tepër të rrezikuar nga virozat

    PolitikoBy PolitikoMay 26, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Jemi në stinën e dimrit dhe temperaturat në këtë periudhë po ulen ndjeshëm. Një situatë shqetësuese në lidhje me shëndetin e fëmijëve vihet re gjatë uljes së temperaturave, prandaj ju si prindër duhet të merrni masat e duhura për të parandaluar prekjen e fëmijës nga virozat.

    Si të kujdesemi për fëmijët e vegjël?

    Sa më të vegjël të jenë, aq më të rrezikuar do të jenë ndaj temperaturave të ulta prandaj duhet të evitoni daljet gjatë orëve më të ftohta, që janë kryesisht në mëngjes dhe mbrëmje. Gjithashtu duhet të siguroni një temperaturë konstante në shtëpinë tuaj. Të porsalindurit deri në muajin e 6 të jetës janë më të rrezikuar nga i ftohti duke qënë se përgjigjja e trupit të tyre nëpërmjet termorregullimit nuk është zhvilluar plotësisht.

    Nëse do të bëni shëtitje me fëmijën tuaj kini parasysh që:

    Ta vishni mirë dhe të vendosni kapele pasi 30% e energjisë humb nga koka;

    E mbani larg vendeve të lagështa dhe me lëvizje ajri;

    Mos e mbani në kangur pasi ngadalësohet qarkullimi i gjakut dhe favorizohet ngrirja e këmbëve;

    Këshillohet që fëmija të transportohet me karrocë për të pasur një qarkullim të rregullt të gjakut;

    Gjatë shëtitjes merrni edhe veshje shtesë apo pije dhe ushqime të ngrohta nëse fëmija ka filluar ushqimet e ngurta.

    Për fëmijët më të rritur

    Sigurohuni që ushqyerja e tij të jetë sa më e larmishme:

    Mëngjes i pasur me bukë, qumësht, vezë, mjalt etj.

    Fruta dhe perime qoftë edhe në formë lëngu të shtrydhura në shtëpi.

    Dreka duhet të jetë e pasur me mish, peshk, fasule thjerrëza, bukë, oriz, makarona, si edhe perime të ndryshme.

    Pasditja me kos, fruta, perime, akullore (ka veti anti-inflamatore).

    Darka e pasur me supë pule (e këshillueshme gjatë dimrit pasi përmban proteina të tretshme dhe ka veti anti-inflamatore dhe shkrin sekrecionet), si edhe ushqime të tjera.

    Duart e fëmijës duhet të jenë sa më të pastra.

    Pastroni vazhdimisht hundën e fëmijës me fiziologjik.

    Mbani ambientin në temperaturë normale 21-23 gradë dhe ajroseni të paktën 2 herë në ditë.

    E ekspozoni fëmijën në diell gjatë orëve më të ngrohta.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Tjetër atentat ndaj Trumpit? Një burrë me armë të mbushur në kapacitet të lartë arrestohet në tubimin e tij në Coachella

    October 13, 2024

    Policia apel protestuesve: Ndaloni sulmin me lëndë piroteknike, mbi punonjësit e policisë

    October 7, 2024

    Osmani: Tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur, të kthehet barazia

    September 1, 2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.