Një hulumtim i madh mbi dëmin e ushqimeve zbuloi se një produkt që u përket produkteve të mishit shkurton ndjeshëm jetën
Bëhet fjalë për hot-dogët.
Siç zbuluan shkencëtarët, çdo hot-dog i ngrënë shkurton jetën për më shumë se gjysmë ore.
Më saktësisht, indeksi i ri i cili vlerëson ndikimin nutritiv i pothuajse 6.000 artikujve ushqimorë zbuloi që çdo hot-dog i ngrënë që e ha një person mund të shkurtojë jetëgjatësinë e vetë për saktësisht 36 minuta.
Ekspertët nga Universiteti i Michiganit shpjeguan se si funksionon ky indeks: ai merr parasysh të gjitha aspektet e ciklit jetësor të një ushqimi, duke përfshirë mënyrën se si është prodhuar, përpunuar, konsumuar dhe ruajtur, si dhe sa ushqyes është produkti, transmeton Telegrafi.
Duke parë faktorët e rrezikut si natriumi dhe yndyra trans në hot-dog dhe duke i krahasuar ato me përfitimet si yndyrat e pangopura dhe fibrat, ne arrijmë në përfundimin e 36 minutave të jetës që ky ushqim i merr një individi.Shkencëtarët, gjithashtu zbuluan se gjalpi i kikirikut mund të rrisë jetëgjatësinë me 33 minuta. Salmonit gjithashtu i është dhënë drita jeshile për vlerat e tij ushqyese, duke u vlerësuar se zgjat jetën me 16 minuta.
Siç vërehet në studime të shumta, mishrat e përpunuar shpesh përbëhen nga përbërës të panjohur dhe të vështirë për t’u identifikuar, duke përfshirë kimikate, ngjyra, ëmbëltues dhe konservues.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkaqet kryesore të vdekjeve në botë janë tre gjendje të parandalueshme. Këto janë sëmundjet e zemrës, demenca dhe kanceri, raporton CNN. /Telegrafi/