Prej disa ditësh ka qarkulluar në mediat e huaja lajmi se Wanda Nara vuante nga leukemia. Modelja së fundmi zhvilloi një bashkëbisedim virtual me fansat, të cilët e pyetën për shëndetin e saj dhe me këtë rast ajo sqaroi të vërtetën.
“Si ndihesh? Në televizor kanë thënë që po shkon për kurim, ku?”, ishin pyetjet e fansave.
“Unë nuk do të shkoj për trajtim në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”, u përgjigj ajo.
Sa i përket lajmeve se është me leukemi, ajo shtoi: “Gënjeshtra janë thënë shumë, flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta pa marrë parasysh që flasin për jetën e dikujt tjetër.”