Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Kryetari i Kuvendit Xhaferi e priti ambasadorin e sapoemëruar polak Gzheliq
    MAQEDONI

    Kryetari i Kuvendit Xhaferi e priti ambasadorin e sapoemëruar polak Gzheliq

    PolitikoBy PolitikoJune 7, 2023No Comments1 Min Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shkup, 7 qershor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e priti në vizitë ambasadorin e sapoemëruar Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Kshishtof Gzhelçik.

    Në takim u bë fjalë për marrëdhëniet bilaterale, për situatën në vend, në rajon dhe më gjerë, për ndarjen e vlerave dhe qëndrimeve të njëjta për çështje të caktuara, si edhe për mundësitë për zhvillimin e mëtejmë dhe për dinamizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve.

    “Kryetari Xhaferi theksoi se agresioni i Federatës Ruse mbi Ukrainën paraqet sfidë të papritur për Poloninë si fqinji i parë, duke potencuar se kontributi i Polonisë është i pranuar dhe i mirëpritur. Ai e përshëndeti edhe mbështetjen e Republikës së Polonisë për vendin tonë në raport me anëtarësimin tonë në NATO dhe për procesin eurointegrues, me ç’rast, ambasadori Gzhelçik tha se Polonia është një nga vendet që dëshiron që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së”, njoftuan nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Xhaferi.

    Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet e ndërsjella bilaterale mund të pasurohen edhe me shumë përmbajtje të reja me interes të ndërsjellë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.