Shkup, 25 maj – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të flasë sot me rastin e inaugurimit të rrugës magjistrale Kumanovë – Stracçincë.
Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, në ngjarje fjalime do të kenë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi.