Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»RAJON & BOTA»Kritikat për Kurtin, Rama: S’e mirëkuptoj dot, nuk fiton duke bërë si Don Kishot
    RAJON & BOTA

    Kritikat për Kurtin, Rama: S’e mirëkuptoj dot, nuk fiton duke bërë si Don Kishot

    PolitikoBy PolitikoJuly 1, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se nuk arrin ta mirëkuptojë Albin Kurtin në situatën e krijuar me Kosovën në raport me ndërkombëtarët. Ai tha se plani franko-gjerman s’mund të qëndrojë aty për gjithë jetën dhe Albin Kurti nuk mund ta fitojë këtë betejë diplomatike vetëm si Don Kishot.

    “Albini është një person të cilin unë e çmoj, një mik që e respektoj, por në këtë rast është kryeministri i Kosovës të cilin unë nuk e mirëkuptoj”, u shpreh Rama, i cili theksoi se bëhet fjalë për interesin e kombit shqiptar dhe qëndrimi i tij është tejet demokratik.

    Sipas tij, Kurti, Qeveria e Kosovës, policia dhe gjithë autoritetet duhet të kapen fort për t’ia dalë që të hedhin hapin e madh të çlirimit përfundimtar nga hija e mosnjohjeve dhe t’ia dalin që mbi të gjitha të normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë.

    “Pasi ka arritur në këtë pikë, pasi e ka futur Serbinë në një kuadrat të ngushtë, bashkësia euroatlantike nuk arrin dot as ta kuptojë, as ta justifikojë dhe as ta tolerojë sjelljen e autoriteteve të Kosovës dhe qasjen e kryeministrit Albinit që është një sjellje sikur kjo tjetra të mos ekzistonte, sikur të ishim kushedi sa vite para dhe sikur gjithë ky proces të mos kishte ndodhur. Në ndërkohën kur ne kemi të gjithë bashkësinë euroatlantike të gatshme që ta shtrëngojë Serbinë, që të pranojë më në fund, në mos njohjen formale, të pranojë heqjen dorë de facto nga Kosova dhe hapjen e rrugës për njohjen e të gjithë të tjerëve që detyrimisht pastaj do të çojë në njohjen formale të Serbisë, është e pashpjegueshme se çfarë kërkojnë autoritetet e Kosovës që i kundërvihen këtij procesi”, u shpreh Rama, në një intervistë për Euronews Albania.

    Sipas tij, kjo pengesë në rrugën e procesit, në mënyrë të pavetëdijshme po ndihmon lojën e Kremlinit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Tjetër atentat ndaj Trumpit? Një burrë me armë të mbushur në kapacitet të lartë arrestohet në tubimin e tij në Coachella

    October 13, 2024

    Policia apel protestuesve: Ndaloni sulmin me lëndë piroteknike, mbi punonjësit e policisë

    October 7, 2024

    Osmani: Tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur, të kthehet barazia

    September 1, 2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.