Në pres-konferencën e përbashkët pas takimit me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski duke folur për aktualitetin politik në rajon bëri thirrje për zbutjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, informon Indeks.mk
“Si fqinj i ndërmjem mes Kosovës dhe Serbisë, bëjmë thirrje për de-eskalim të situatës dhe zbatim të detyrimeve ndërkombëtare të ndërmarra, gjegjësisht në zbatimin e marrëveshjes të cilën Kosova dhe Serbia e arritën më 27 shkurt në Bruksel dhe marrëveshjen e arritur në Ohër për rrugën e normalizimit të raporteve. E di se ky është proces që përfshin vendime që duhet t’i ndërmarrin shtetet, por funksionarët duhet të sillen si shtetëror dhe të guximshëm dhe të jenë të vendosur në zgjidhjen e problemeve të hapura… Për shkak të kësaj qasje, unë këtu krenohem se mund të flasim për ardhmërinë tonë evropiane”, tha Kovaçevski.