Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Kovaçevski pret mbështetjen për ligjet për Korridoret
    MAQEDONI

    Kovaçevski pret mbështetjen për ligjet për Korridoret

    PolitikoBy PolitikoMay 25, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri, Dimitar Kovaçevski pret mbështetjen e deputetëve për miratimin e ndryshimeve të pakos së ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, njofton KlanM.

    Kovaçevski gjatë ceremonisë së lëshimit në përdorim të magjistrales Kumanovë – Stracinë, tha se, marrëveshje me konzorciumin amerikano – turk “Bechtel dhe Enka” i është dorëzuar Prokurorisë Publike dhe Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, si dhe të punësuarve në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, të cilët janë të kyçur në këtë projekt.

    Po ashtu, ka shtuar ai, është dërguar edhe letër në Kuvend për prezantimin e Marrëveshjes në komisionin adekuat, me kërkesë të deputetëve të opozitës me certifikatë të sigurisë.

    “Korridori 8 e lidh Tetovën me kufirin e Shqipërisë, ndërsa Korridori 10d – Prilepin dhe Manastirin, ku qytetarëve u është premtuar autostradë që nuk është bërë asnjëherë. Tani në pesë vitet e ardhshme do të ndërtohet” – tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

    Ndërkohë, sic njofton KlanM, në seancë plenare në Kuvend ka vazhduar debati për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për përcaktim të interesit publik dhe nominim të partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtim të korridorit infrastrukturor 8 dhe 10 d, me procedurë të shkurtuar.

    “Pikërisht fshehtësia e kësaj marrëveshje dhe ajo që nuk është e qasshme as për opinionin as për gazetarët as për komunitetin profesionistë të Fakultetit të Ndërtimtarisë apo Arkitektonik, as për deputetët, siç u premtua, flet se në këtë marrëveshje fshihet dyshimi për korrupsion të lartë” – tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

    Kuvendi, sic njofton KlanM, ka përfunduar debatin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për marrëdhënie pune, ligjit për shpronësim, për ndërtim dhe për planifikim urbanistik dhe pas përfundimit të debatit edhe të ligjit të pestë, pritet që pakoja e ligjeve që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve, të shkojë në votim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.