Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura.
“Paqja në Kosovë, është paqe për Ballkanin Perëndimor. Koha për konflikte është larg nesh. Implementimi I të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe aneksit duhet të jetë imperativ për të dyja vendet”, ka thënë Kovaçesvki në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Moldavi.
“Ftojmë të dyja palët për shtensionim dhe vazhdim të komunikimit, me ndihmën e ShBA-së dhe BE-së”. Ai më tej ka thënë se nga ky samit presin që të dilet me konkluzione pozitive.