Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se nuk është e saktë se ka deputetë nga shumica qeveritare, gjegjësisht nga LSDM-ja, të cilët janë kundër ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, atë që po e thotë opozita nuk ka bazë reale.
Procesi i ndryshimeve kushtetuese, thotë Kovaçevski, nuk mund të jetë proces i shantazheve dhe i politikës ditore, por se ky duhet të jetë proces i një konsensusi të gjerë shoqëror dhe politik. “Së pari nuk do t’i komentoj qëndrimet e opozitës. Për qëndrimet e tyre do t’i pyesni ata. Ata kishin në dhjetor dhe në janar dhe deri në mes të shkurtit deklarata se kanë 61 deputetë në Kuvend dhe se rikonstrumin të cilin donim ta fillonim nuk do të kalojë.
Të gjithë u bindëm se ai rikonstruim kaloi me shumicë të madhe parlamentare e cila tani ka 65 deputetë. Që nënkupton se atë që e thotë opozita nuk ka kurrfarë baze reale. Kjo është vetëm përgjigje e tezave të dështuara të cilat i kishin pikërisht ata që i thash dhe duke mos pasur se çka të thonë tani thonë se ka deputetë të tjerë. Kjo nuk është e vërtetë”, tha Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, kryeministri Kovaçevski tha se ky proces nuk mundet të jetë proces i shantazheve dhe i politikës ditore, por përkundrazi ky proces duhet të jetë proces i një konsensusi të gjerë, shoqëror dhe politik i cili nuk do të jetë lëndë e konferencave ditore për media.