Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski sot tha se deklarata e fundit e liderit opozitar, Hristijan Mickoski ka shokuar VMRO-DPMNE-në.
Kovaçevski deklaroi se Mickoski nuk ka diskutuar aspak përmbajtjen e ndryshimeve kushtetuese, duke i pranuar si të tilla.
“Takimi nxorri në pah se Mickoski nuk diskutoi aspak për përmbajtjen e ndryshimeve kushtetuese. Askush nuk e konteston as sjelljen e ndryshimeve kushtetuese. Askush tanimë nuk bisedon nëse duhet ose jo të ketë, por diskutohet se në çfarë forme duhet të jenë këto ndryshime”, deklaroi Kovaçevsi.