Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Milot Rashica shënoi golin e parë në minutën e 25 pas një asistimi të Florent Muslisë. Ndërsa golin e dytë personal dhe për rezultatin 2-0, Rashica e shënoi në minutën e 71 të ndeshjes.
Goli i tretë dhe i fundit në ndeshje, u shënua nga Altin Zeqiri në minutën e 82 të ndeshjes pas një asistimi të mrekullueshëm nga Milot Rashica.
Aktualisht Kosova pas fitores së sontme renditet në vendin e katërt me shtatë pikë, kurse Andorra gjendet në pozitën e fundit në tabelë me dy pikë.