Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Kompania norvegjeze i bashkohet skemës së BE-së për gazin
    MAQEDONI

    Kompania norvegjeze i bashkohet skemës së BE-së për gazin

    PolitikoBy PolitikoMarch 17, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kompania shtetërore norvegjeze, Equinor, do t’i bashkohet skemës së përbashkët të Bashkimit Evropian për blerjen e gazit, me qëllim të nënshkrimit të më shumë kontratave afatgjata midis furnitorëve dhe klientëve.

    Kështu deklaroi më 17 mars presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Shtetet e BE-së, si dhe Ukraina, po planifikojnë që bashkërisht të blejnë gaz në përpjekje për të përmirësuar sigurinë e furnizimeve të energjisë. Kontratat e para pritet të nënshkruhen gjatë kësaj vere.

    “Ne jemi të lumtur që Equinor do t’i bashkohet skemës si furnizues”, tha von der Leyen për gazetarët, gjatë vizitës në platformën e gazit në Detin e Veriut. “Qëllimi është që të kemi kontrata afatgjata”, tha ajo, duke shtuar se kushtet e marrëveshjeve do të varen nga kompanitë që do të përfshihen në këtë skemë.

    Equinor, që është shndërruar në furnizuesin më të madh me gaz në Evropë pas ndalesave të furnizimeve nga kompania ruse, Gazprom, ende nuk ka komentuar lidhur me këtë çështje. Ministri i Energjisë së Norvegjisë më herët ka thënë se ai nuk ka frikë se platforma e përbashkët e gazit të Evropës, do të shndërrohet në një kartel blerësish që do të vinte Norvegjinë në disavantazh si furnizuese. Ky shtet nordik ka kërkuar siguri nga BE-ja se blloku do të blejë gaz me kontrata afatgjate, në mënyrë që të ketë stimulime për të vazhduar prodhimin e gazit./REL

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.