Nga Kim Mehmeti
Jo nga sot, por qysh se ekziston ajo si e pavarur, Maqedoninë e kanë drejtuar sunduesit maqedonas të ndihmuar nga vasalët shqiptarë. Dhe ai vasalitet kurrë nuk ka qenë kaq i dukshëm sa sot, kur atë e përbëjnë ‘motrat’ e përdala politike të vëllazërisë së ‘VLEN-it’.
Dhe jo nga sot, por qysh se kanë filluar të bëhen pjesë e qeverive maqedonase, pushtetarët shqiptarë kanë bërë çmos që të jenë sa më promaqedonas e sa më properëndimorë, duke harruar se votën e kanë marrë nga populli i vet për të qenë vetëm sa më proshqiptarë.
Dhe mbase kurrë si sot, përfaqësuesit shqiptarë nuk i janë frikuar gjithaq sunduesit maqedonas sa këto paçavuret e VLEN-it, të cilët edhe kur gazetari i pyet nëse e dinë përmedësh himnin shqiptar, për të dëshmuar se janë promaqedonas të denjë, ata përgjigjen se atë e dini pjesërisht?! Apo pohojnë se një ndër gjuhët më të vjetra në botë – gjuha shqipe, është vetëm e përkthyer nga gjuha maqedonase, e kodifikuar jo më larg se para disa dekadash!?
Ndërkohë mbetet e padiskutueshme se Albin Kurti është më e mira që i ka ndodhur Kosovës së pasluftës, por që nuk e arsyeton ndërhyrjen e tij në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni, duke i përçarë ata politikisht edhe më shumë seç janë të coptuar.
Gjithashtu është e padyshimtë se një politikan i kalibrit të Kurtit e dinë se VMRO-ja e sotme i provokon shqiptarët e këtushëm sepse donë që ata të reagojnë, me çka do hapej rruga për rishikkimin e gjitha marrëveshjeve të arrira deri tani, ngaqë sipas tyre, në një Maqedoni që u takon vetëm maqedonasve, shqiptarëve u është dhënë më shumë seç u takon?!
Dhe nëse është e padiskutueshme se një politikan i kalibrit të Kurtit e dinë që Maqedonia kurrë nuk ka pasur qeveri më proserbe se kjo e sotmja, mbetet e paqartë pse ai i mbështet ata që erdhën në pushtet duke i trembur maqedonasit se shtetin ua kishin marr shqiptarët dhe duke u premtuar se nëse do votonin për VMRO-DPMNE’në ajo atë do ua kthente pronarëve të saj – maqedonasve.
Po pra, jo nga sot, por që nga dita kur kanë nisur të përfshihen nëpër qeveritë e Maqedonisë, pushtetarët shqiptarë kanë dëshmuar atë që dihet: se nuk ka më lehtë se të bashkëqeverisësh me partitë maqedonase duke qenë vasal i tyre.
Se për këtë mjafton t’i mbash nënë kontroll ata që të kanë votuar si dhe të bësh atë që ta kërkon ai që e drejton shtetin. Ndërkohë të mos të të shkoj ndërmend të merresh me atë që i takon vetëm sunduesit: ta drejtosh e ta rregullosh shtetin.
BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për…
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
BDI dënon ashpër dhe në mënyrë të pakompromis deklaratën skandaloze të një partneri të koalicionit…
Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese thonë se Ministria e Punëve të Brendshme po rikthehet…
Arbër Ademi nga BDI, në rrjetin social facebook ka shpërndarë statusin e Petar Bogojevskit i…