Kim Kardashian dhe Tom Brady thuhet se janë afruar me njëri-tjetrin duke nxitur dyshimet për romancë.
Dyshja thuhet se kanë krijuar një miqësi pasi ylli televiziv ka filluar të kërkojë të blejë një shtëpi pushimi në komunitetin e tij ekskluziv në Bahamas.
Kim madje i kishte kërkuar Tomit këshilla përpara se të bënte udhëtimin për të parë një pronë në Baker’s Bay Golf & Ocean Club, një komunitet ekskluziv rezidencial vetëm për anëtarë në Bahamas.“Kim e pëlqen shumë Tomin. Ajo e telefonoi dhe e pyeti për këshillën e tij për Baker’s Bay, ai ishte i mrekullueshëm”, thanë burimet.
Komuniteti ka shtëpi në pronësi të yjeve të Hollywoodit si Jennifer Lopez, Alex Rodriguez, Michael Jordan, Justin Timberlake dhe Reese Witherspoon.
42-vjeçarja u pa duke vizituar resortin pasi fluturoi për në ishull, shkruan Mirror.
Burimet i kanë thënë PageSix se Kim “i pëlqen shumë” profesionisti i pensionuar i NFL, por deklaruan se aktualisht nuk ka “asnjë romancë” mes të dyve, por ata nuk e mohuan një mundësi për
romancë mes tyre.
Kim ka qenë beqare që nga gushti i kaluar, kur u nda nga komediani i “Saturday Night Live”, Pete Davidson. Dyshja ishin në lidhje për nëntë muaj dhe gjatë romancës së tyre të stuhishme, Pete madje kishte disa tatuazhe kushtuar yllit.
Një burim i afërt me Kim, i cili ndan North, Saint, Chicago dhe Psalm me ish-bashkëshortin dhe reperin e saj Kanye West , zbuloi se ajo është “e hapur për takime përsëri”.
Ndërkohë, Tom ka qenë sërish beqar që nga divorci me modelen Gisele Bündchen pas 13 vitesh martesë. /Telegrafi/