“Ohri ka një simbolikë, por edhe e tërë Maqedonia e Veriut ka po ashtu. Në Kumanovë është nënshkruar edhe Marrëveshja Tekniko Ushtarakle mes NATO-s dhe Ushtrisë së Millosheviqit. Kjo simbolikë nuk është edhe aq pozitive për Serbinë. Por edhe nëse pajtohen në Ohër marrëveshja nuk do të pagëzohet si ‘Marrëveshja e Ohrit’ pasi në këtë qytet buzë liqenit do të diskutohet për planin e zbatimit e jo për marrëveshje”.
Kështu deklaroi në një intervistë ekskluzive për portalin Politiko.makdomen.net, Augustin Palokaj, korrespondent shumvjeçar nga Brukseli i gazetës “Koha Ditore” dhe KTV-së. Ai thotë se një marrëveshje e mundëshme kompromisi, tanimë nuk ka të panjohura pasi është bërë publike.
“Edhe para se të bëhej publike nga BE ajo ishte botuar nga “Koha ditore” në Kosovë qysh me 14 dhjetor. Është krijuar një mit për “gjërat sekrete” por asgjë nuk ka qenë sekrete. Tash debate mund të ketë se a është e mirë apo jo, çka përfshinë e çka jo, por kjo Marrëveshje ëshsë minimum i domosdoshëm për të normalizuar raportet sadopak, por në të njëjtën kohë edhe maksimumi i mundshëm nëse nuk insistohet në njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë”, thekson Palokaj në intervistë.
Politiko.makdomen.net: A do të vulosë përfundimisht njohjen e Kosovës nga Serbi takimi i së shtunës në Ohër midis Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit?
Augustin Palokaj: Pritjet janë që në Ohër të arrihet pajtimi për planin e zbatimit të marrëveshjes. Bazuar në presioni që shihet në ditët në prag të takimit të Ohër, është e qartë se synimi i bashkësisë ndërkombëtare është që të ketë pajtim në këtë takim. Për BE-në, por edhe për Francën, Gjermaninë dhe Italinë si shtetet më të mëdha anëtare, si dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ishte shumë e pakëndshme sikur të mos ketë pajtim në klëtë takim. Por nuk mund të pritet nënshkrim i marrëveshjes në Ohër. Kjo mund të ndodhë më vonë, në rast se në Ohër arrihet pajtimi.
Politiko.makdomen.net: A janë tejkaluar pengesat e deritashme për ta vënë nënshkrimin?
Augustin Palokaj: Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar me tekstin e propozimit të BE-së. Kjo tash më nuk është pengesë. Por pengesat janë në rënditjen e prioriteteve për zbatim. Kosova dëshiron menjëherë të vlejnë të gjitha pikat e marrëveshjes ndërsa Serbia bën përpjekje që së pari të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, e pastaj të shikohen gjërat tjera. Të dyja palët duan që të kenë qartësi në raport me ndërmjetësit ndërkombëtarë më shumë sesa mes vete. Prandaj nuk është këtu çështja e pengesave që Kurti dhe Vuçiq kanë mes vete por nevoja që të bien dakord edhe me kërkesat ndërkombëtare. Sikur të varej nga pengesat personale mes Kurtit dhe Vuçiqit, ato me gjasë nuk do të tejkaloheshin kurrë, sepse janë dy liderë me të kaluar dhe me karakter diametralisht të ndryshëm. Ata e kanë kuptuar se duhet të pranojnë kërkesat, sepse pasojat do t’i ndiejn edhe qytetarët e tyre.
Politiko: Pse ky takim pikërisht në Ohër?
Augustin Palokaj: Ohri ka një simbolikë, por edhe e tërë Maqedonia e Veriut ka po ashtu. Në Kumanovë është nënshkruar edhe Marrëveshja Tekniko Ushtarakle mes NATO-s dhe Ushtrtisë së Millosheviqit. Kjo simbolikë nuk është edhe aq pozitive për Serbinë. Por edhe nëse pajtohen në Ohër marrëveshja nuk do të pagëzohet si “Marrëveshja e Ohrit” pasi në këtë qytet buzë liqenit do të diskutohet për planin e zbatimit e jo për marrëveshje.
Politiko.makdomen.net: A ka gjëra të panjohura Marrëveshja Franko-Gjermane?
Augustin Palokaj: Marrëveshja nuk ka të panjohura pasi është bërë publike. Edhe para se të bëhej publike nga BE ajo ishte botuar nga “Koha Ditore” në Kosovë qysh më 14 dhjetor. Është krijuar një mit për “gjërat sekrete” por asgjë nuk ka qënë sekrete. Tash debate mund të ketë se a është e mirë apo jo, çka përfshin e çka jo, por kjo Marrëveshjë është minimum i domosdoshëm për të normalizuar raportet sadopak, por në të njëjtën kohë edhe maksimumi i mundshëm nëse nuk insistohet në njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.
Secili lider i përgjegjshëm e ka për detyrë ndaj qytetarëve që edhe të zbutet nëse një gjë e tillë është në interes të vendit. Kurti dhe Vetëvendosja nuk janë të parët, e nuk do të jenë as të fundit që nxjerrin leksione nga fakti se ndryshe është hapësira e veprimti kur je në opozitë, e ndryshe kur ke obligime, kur je në pushtet.
Kjo Marrëveshje është minimum i nevojshëm por ajo nuk zgjidh probloemin kryesor. Pa njohje nuk mund të ketë normalizim. Serbia nuk ka raporte krejtësisht normale as me vende fqinjë që i ka njohur (Kroacinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e zi) e si mund t’i ketë me Kosovën nëse vazhdon ta konsiderojë pjesë të saj. Kjo Marrëveshje në një mënyrë normalizon mosnohjen. Por në një masë do t’i normalizojë raportet dhe t’i heqë nga rendi i ditës disa çështje që vazhdimisht mund të përdoren si shkas për tensione. Në anën tjetër, Kosovës do t’ia heqë disa pengesa për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Njohja është shtyer për më vonë, që është dëshmi e dështimit të BE-së në një mënyrë. Prandaj BE dhe SHBA kanë vendosur të kenë së paku një gjysëm marrëshje si kjo, më mirë sesa asgjë.
Politiko.makdomen.net: Si e vlerësoni qëndrimin e opozitës, të presidentes dhe kryeministrit deri tash, sikur ka një ndërrim rolesh?
Augustin Palokaj: Opozita e sotme në Kosovë ka qënë në pushtet kur në emër të shtetit janë marrë obligime që tash duhet të zbatohen. Prandaj nuk kanë shumë arsye të kritikojnë qeverinë pse pranon të zbatohet diçka që ata e kanë pranuar. Por është legjitime që opozita të përdorë qëndrimet e Vetvendosjes nga e kaluara për ta kritikuar tash. Në të njëjtën kohë edhe Vetëvendosja ka asrye t’i quajë “antiamerikanë” dhe “antievropianë” ata nga opozita që kundërshtojnë Marrëveshjen, me çka dalin qartë kundër qëndrimeve të BE-së dhe SHBA-së. Këtë e them në mënyrë ironike, sepse në Kosovë në fakt nuk ka antiamerikane dhr antievropianë. Për më tepër, Kosova është vendi më proamerikan dhe proevropianë në rajon. Edhe qeveria edhe opozita bëjnë lojë politike, e pjesë kryesore e lojërave të tilla është demagogjia. Kjo është legjitime. Por ka raste kur në interest ë shtetit dhe populliut do të duhej të unifikojnë qëndrimin e ky ëhstë një rast i tillë. Fakti se rolin kryesor e ka Qeveria e Kosovës, dëshmon se Kosova ka arritur një pjekuri demokratike më shumë sesa Serbia. Gjithmonë në dialog rolin kryesorë e kanë pasur qeveritë, kryeministrat, derisa Vuçiq në Serbi nuk u bë president. Prej atëherë, Serbinë nisi ta përfaqësojë presidenti. Kështu edhe Kosovë në kohën e Thaçit, e kaloi këtë kompetencë tek presidenti por kjo ishte rezultat i një marëveshje personale mes Kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj dhe Presidentit Hashim Thaçi. Serbia është vend ku gjithçka vendos një person, prandaj ai do ta përfaqësojë Serbinë në dialog, pa marrë parasysh se a është president apo kryeministër.