Tifozët e Manchester Cityt u befasuan pasi panë këmbën e Erling Haaland në “Storyn” e tij në Instagram mbrëmë pas ndeshjes me Brighton.
Sulmuesi norvegjez nuk shënoi gol në këtë ndeshje, por dhuroi një asistim për Phil Foden, i cili kaloi në epërsi Qytetarët.
Bastoni dhe Calhanoglu konfirmojnë të ardhmen te Interi, gati nënshkrimi i kontratave të reja
Në vazhdim të ndeshjes, paraguaiani Julio Enciso shënoi një gol spektakolar dhe në këtë mënyrë vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Gjatë ndeshjes, Haaland o godit disa herë nga kundërshtarët, nga të cilat pati dy prerje të rënda në zonën e kyçit të këmbës.
Tifozët e Manchester Cityt po e shikonin me mosbesim këmbën e tij dhe nuk ka dyshim se të gjithë po pyesin nëse golashënuesi më i mirë në Premier League do të luajë ndeshjen e sezonit.
Ndeshja finale për titullin e kontinentit të vjetër do të luhet më 10 qershor në Stamboll në stadiumin Ataturk dhe sfidues i kampionëve të Anglisë do të jetë Interi.
City do të luftojë për trofeun e parë dhe Interi për trofeun e katërt të Ligës së Kampionëve.