Një fitore 3-0 në transfertë ndaj një kundërshtari jo të lehtë si Udineze ishte një start i ëndërruar nga tifozët e Juventusit. Skuadra e Alegrit veç tre pikëve të marra ka bindur edhe me lojë.
Goli i shpejtë i shënuar që në minutën e 3’ nga Kieza i shliroi bardhezinjtë, të cilët për asnjë moment nuk e vunë në dyshim fitoren e sfidës. Në ndryshim nga viti i kaluar Juventusi nuk u tërhoq në mbrojtje të rezultatit por vijoi lojën sulmuese duke gjetur golin e dytë në minutën e 20’, kur Vlahoviç ekzekutoi me saktësi një 11-metërsh.
Në fund të pjesës së parë Rabiot shënoi edhe golin e tretë pas një pasimi perfekt nga Kambiaso. Në pjesën e dytë Udineze u përpoq të reagonte duke krijuar disa raste por Shezni nuk i lejoi të shënonin as golin e nderit.
Në sfidën tjetër të darkës Lacio humbi një ndeshje të cilën vetëm pak minuta para mbarimit dukej se e kishte të fituar.
Leçe fitoi me përmbysje 2-1 ndaj skuadrës së Sarrit. Lacio shënoi e para në minutën e 26’ me të zakonshmin Imobile dhe më pas humbi disa raste të pastra për shënim.
Leçe besoi deri në fund dhe në finale të takimit u shpërblye. Me gola të Pontus në minutën e 85’ dhe të Di Françesko dy minuta më vonë Leçe arrit përmbysjen e madhe.
Klan News